29,11,2024

Rikrijim në 3D të grabitjes në Rinas (Video)

Must Read

Nëpërmjet grafikës ilustruese bëhet e kuptueshme se, si kanë arritur tre personat të depërtojnë në brendësi të aeroporti nga porta dytësore deri në momentin  e grabitjes, veprime që zgjasin në total katër minuta dhe grabitja në vetvete 2 minuta. Në video duket që brenda terminalit ndodhen shërbimet e kompanisë së sigurisë ICTS, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Rendit.

Një patrullë e Policisë së Rendit patrullon brenda dhe jashtë terminalit njëkohësisht dhe patrulla të ICTS patrullojnë brenda dhe jashtë terminalit. ICTS kryen kontrolle në pikën e daljes ku janë tre skanera dhe pas tyre janë shërbimet e Policisë Kufitare.

Në orën 14:23 grabitësit shkojnë tek porta, portë që përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.

Porta është pa sensorë sigurie që të sinjalizojë hapjen dhe mbylljen e saj.

Automjeti i blinduar ndodhet në pistë me shofer të paautorizuar, të patrajnuar për shoqërimin e vlerave monetare. Ndërkohë nga 2 persona, ndodhej ne makine vetëm shoferi.

Dyert e mjetit të blinduar janë të hapura dhe kjo ju ka dhënë mundësinë autorëve të grabitjes të futen brenda tij.  1 milion euro u grabiten mesditën e së dielës në brendësi të aeroportit të Rinasit./tvklan.al

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KZNWdF1XX8I?feature=oembed&w=640&h=360]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img