04,05,2024

Rihapet tregu i kafshëve

Must Read

Ferizaj.28.08.2017. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, i cili është marrë si masë preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të lëkurës tek kafshët e llojit të gjedhit.

Sipas komunikatës nga AUV, me mbylljen e fushatës së vaksinimit masiv të të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit e cila ka zgjatur për një muaj, AUV ka vendosur t’i rihapë tregjet dhe ta heqë masën e ndalimit të lëvizjes së kafshëve. “Kryeshefi ekzekutiv i AUV-s, bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerrë vendim për shfuqizimin e menjëhershëm të pikave të vendimit paraprak, me të cilin lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo për t’u mundësuar në të njëjtën kohë të gjithë fermerëve dhe qytetarëve tregtim të lirë të kafshëve gjatë kohës së festës së Kurban Bajramit”, është thënë në komunikatën e AUV-së.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img