03,06,2023

Ribery e zbulon: Kjo është gjëja për të cilën ëndërron Guardiola

Must Read

guardiola1

Franck Ribery e ka zbuluar se Guardiola e ka një ëndërr ende të pa realizuar me Bayernin.

Sipas francezit, Guardiola ëndërron që të triumfojë me Bayernin në Ligën e Kampionëve, para se të marrë drejtimin e Manchester Cityt sezonin e ardhshëm.

Ribery pohon se Bayerni është i vendosur që t’ia plotësojë ëndrrën teknikut spanjoll dhe ta gëzojë atë me një triumf në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Blic.

Guardiola e ka fituar këtë trofe dy herë si trajner i Barcelonës, mirëpo me Bayernin nuk e ka arritur një gjë të tillë, duke u turpëruar dy vite radhazi nga gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona.

“Pep ka dominuar në Bundesligë dhe DFB-Pokal, mirëpo jo në Ligën e Kampionëve, kështu që ajo është ëndrra e tij”.

“Ai është më i motivuar se kurrë, triumfi në Ligën e Kampionve është dëshira më e madhe e tij dhe e lojtarëve”, përfundoi Ribery. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

 I mituri në Ferizaj theret me thikë në kokë, i dyshuar një moshatar i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person i mitur ka mbetur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img