29,04,2024

RI-APELI I 8 MARSIT

Must Read

Salihe Salihu- PhD kandidat

Çështjet zhvillimore të një shteti në këndvështrimin e harmonizimit e të funksionalizimit të jetës së njerëzve në përputhje me parimet themelore të demokracisë ka nevojë që të plotësohet e të përditësohen me disa tradita të reja që mund të arrihen përmes ndryshimeve në disa sfera.

Këto ndryshime duhet të prekin si sferën publike edhe atë private nëse dëshirojmë që të kemi një shoqëri me vlera demokratike për të cilat aq shumë aspiruam dhe luftuam. Interaktiviteti i jetës publike e private është në çdo hap të jetës, sepse kultura, tradita, zakonet familjare barten në jetën publike dhe anasjelltas. Kultivimi i stabilitetit dhe mirëqenies së një shteti arrihet kur familja, qytetarët, shtetasit në përgjithësi kanë siguri, kanë vlera të barabarta pavarësisht përkatësisë gjinore. Në këtë kontekst nevoja për ndryshime është e gjerë por për këtë 8 Mars mund të apelojmë për tri kriteri që shpresojmë që mund të përmbushen në një afat të shkurtë kohore. Këto tri kërkesa do të bashkëshoqërohen me argumente përkatëse.

1. Konstelacioni qeveritar i Kosovës të jetë i barabartë në mes gjinive.

Garantimi i ligjeve pozitive: popullata e Kosovës është e përbërë nga dy gjinitë dhe ndarja e detyrave dhe përgjegjësive sipas parimeve të demokracisë është e drejtë e garantuar me ligje pozitive të vendit.

Përfitimet nga konstelacioni i barabartë gjinor: me përfshirje të barabartë në qeverisje femrat dhe meshkujt ushtrojnë për të ngritur kapacitetet e tyre dhe ngritin kualitetin e përgjithshëm shoqëror. Përveç kësaj, një arritje e këtillë dëshmon në radhë të parë para vetës dhe para bashkësisë ndërkombëtare se ne jo vetëm sipërfaqësisht i pranojmë vlerat demokratike por kemi ambicie të implementojmë këto vlera gjerësisht dhe thellësisht. Përfitimet direkt do të ndjehen si në jetën publike dhe private duke ngritur mentalitetin shtetëror dhe duke shtruar rrugën për gjeneratat e reja që të mos përballen me koncepte patriarkale por të sigurojnë një emancipim ekuivalent me shtetet demokratike.

Stabiliteti i qeverisjes: në shumë vende demokratike kur konstelacioni qeveritar i një shteti ka qenë nga dy gjinitë rezultatet kanë qenë më prekshme në zhvillimin demokratik dhe ka rezultuar stabilitet në mandatin qeveritar.

2. Ndarja e përkujdesjes së fëmijëve

Garantim i të drejtës së për përkujdesje: fëmijët e porsalindur kanë nevojë për përkujdesje të dy prindërve. Me ligjin për lehona është e garantuar që nëna të ketë pushim nga vendi i punës me pagesë (6 muaj nga punëdhënësi, 3 muaj nga qeveria dhe 3 muaj papagesë ) Në këtë pushim të ketë një përfshirje edhe e drejta e babait që për një muaj ta shfrytëzoj pushimin për përkujdesje ndaj fëmijët.

Përfitimet nga ndarja e përkujdesjes: me këtë të drejtë babai fiton ndenjësin shpirtërore me fëmijën dhe krijon raporte më të afërta, gjë që janë të nevojshme për zhvillimin e fëmijës. Personaliteti i fëmijës formësohet nga një përkujdesje e plotë do të ndikojë në jetën e fëmijëve gjatë tërë jetës. Kjo ndarje e përkujdesjes ka efekte pozitive me leverdi të trefishtë, për: bashkëshortë, për fëmijë dhe për shoqëri. Tri palët do të jenë përfituesit direkt nga ky model i ri.

Zhdukja e stereotipave: me aplikimin e të drejtës së babait për përkujdesje ndaj fëmijës zhduken stereotipat që burrat/babai nuk duhet të participojnë në përkujdesje apo stereotipi që burrat/babai nuk dinë të përkujdesen për fëmijën.

3. Ndëshkimi me burg kundër tradhëtisë bashkëshortore

Garantim i së drejtës për jetë familjare stabile: pa një familje stabile dhe të shëndosh nuk do të ketë as shoqëri të shëndosh. Si femra ashtu edhe meshkujt pësojnë rëndë nëse ndodh tradhtia bashkëshortore. Nëse bashkëshortët tradhtojnë, cilido prej tyre që e bënë këtë akt, duhet të dënohet me burgim. Me burgim duhet të dënohet edhe X personin që është i involvuar në tradhtinë (d.m.th., personi i aferës). Në këtë mënyrë kriminalizohet tradhtia bashkëshortore sikurse në disa shtete demokratike të botës, siç është në shtetet e Amerikës. Pra, ndëshkimi i tradhtisë bashkëshortore, përveçse me kompensim material e financiar, është e sanksionuar edhe me burgim.

Mbrojtja e të pafajshmit: duke kriminalizuar tradhtinë bashkëshortore parandalohet shkelja e kodit martesor dhe të pafajshmit i mundësohet që përmes ligjeve pozitive të mund ta ndëshkon kryesin e veprës tradhtare. Me këtë fitohet një garanci bashkëshortore dhe evitohet hakmarrja apo veprimet individuale kundër tradhtisë bashkëshortore.

Zvogëlimi i pasojave:. me ndëshkim me burg të tradhtisë bashkëshortore mund të zvogëlohen pasojat familjare sepse nga tradhtia bashkëshortore pëson familja e ngushtë dhe e gjerë. Në familjen e ngushtë pësojnë fëmijët vuajtje psikike e shpirtërore dhe shkatërrim të gjithanshëm në zhvillimin e tyre. Kështu që ndëshkimi me burg ndikon në zvogëlimin e dhimbjeve familjare, e gënjeshtrave, manipulimeve, dyfytyrësisë, pabesisë, zhgënjimit, dëshpërimit dhe devijimeve të tjera që shfaqen në përpjekje për ta fshehur tradhtinë bashkëshortore.

Sekush mund të thotë se Kosova ka halle e telashe tjera por çdo telashe ka peshën e vet gjatë zhvillimit shoqëror. Nëse nuk bëhet ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive qeverisëse pavarësisht përkatësisë gjinore atëherë rritet diskriminimi dhe shkelen ligjet kundër diskriminimit dhe barazisë gjinore. Po ashtu, shtetasit kosovar duhet ti mundësohet që të marrë përgjegjësinë familjare për përkujdesje ndaj fëmijës së vet pavarësisht përkatësisë gjinore, kështu që meshkujve t’iu mundësohet një muaj pushim që mund të llogaritet në kuadër të pushimit të lehonisë. Gjithashtu tradhtia bashkëshortore paraqet shkelje të normave etike e morale dhe i vetmi mjet për ndëshkim është hyrja në fuqi e normave juridike, pra ndëshkimi me burg dhe kompensim financiar.

Ky është ri-apeli i 8 Marsit për këtë vit i cili do të ripërsëritet vit pas viti deri sa të lëvizet pozitivisht rreth këtyre pikave. Uroj e shpresoj që secili kosovar ta përqafoj këtë apel dhe të kontribuon për përmbushjen e këtyre tri kërkesave.

Urime 8 Marsi!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img