29,04,2024

Revolta e Spaçit në një muze online

Must Read

43 vjet më parë të burgosurit politik të kampit famëkeq u ngritën në revoltë kundër regjimit.

Ata shpalosën flamurin kombëtar pa yll dhe kërkuan demokraci në vendin më stalinist të Europës.

Revolta u shtyp me dhunë, 4 të burgosur u ekzekutuan dhe shumë të tjerë morën dënime të ashpra.

Varret e tyre nuk janë zbuluar ende.

Projekti i Institutit të Studimeve Politike është një muze online me të dhëna të detajuara për jetën në burgun e Spaçit, revoltën, protagonistët kryesorë dhe historinë e ndërtimit të qindra veprave publike me punë të detyruar nga të burgosurit politik.

Projekti publikon për herë të parë dokumentet zyrtare mbi revoltën e majit 1973 në Spaç, urdhërat e regjimit komunist për shtypjen e revoltës me dhunë maksimale.

Nisma http://luginaeqendreses.al synon t’u tregojë të rinjve, që nuk e kanë jetuar periudhën komuniste, ngjarjet e saj më të rënda, duke i shërbyer kështu kujtesës kombëtare ndaj të kaluarës.

Shqipëria është ndër ato pak vende ish komuniste ku ende nuk ka programe mësimore, në shkolla e universitete, kushtuar periudhës komuniste, për zbardhjen e krimeve të saj.

The post Revolta e Spaçit në një muze online appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img