07,05,2024

Rektori Bajraktari dhe profesorë të UShAF po qëndrojnë në Ankonë të Italisë në kuadër të projektit “Euforia”

Must Read

Ferizaj.07.09.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me profesorët: Bujar Pira, Florit Hoxha, Flamur Salihu dhe Artan Veseli, po qëndrojnë në Ankonë të Italisë, ku po marrin pjesë në fazën e dytë të trajnimit të projektit “Euforia”, i cili është pjesë e programit Erasmus+.

Në këtë fazë të trajnimit, të gjithë të pranishmit kishin për detyrë të zhvillojnë një rast studimor “Case study” të një ndërmarrjeje, ku nga ekspertët e projektit “Euforia” patën ligjërata, u njoftuan për elementet të cilat i përmban një rast studimor, si dhe për realizimin e punimit, njohuri të cilat pastaj nga profesorët, do të barten tek studentët.

Projekti “Euforia” ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëminë prodhuese – industriale.

Përmes krijimit dhe zhvillimit të lidhjeve ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, projekti synon avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, për të përmirësuar kurrikulat në përputhje me nevojat e ndërmarrjeve dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Pjesë e kësaj punëtorie janë 16 partnerë të projektit “Euforia”, ndër të cilët edhe rektorë dhe profesorë nga pesë universitete publike të Kosovës dhe Kolegji Riinvest.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img