27,07,2024

Rekord dalje në zgjedhje – deri në orën 19, 71.5 për qind e malazezë votuan

Must Read

Deri në orën 19, dalja e votuesve ka qenë prej rekord 71.5 për qind, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave, dalja deri në mbyllje të vendvotimeve, ora 20, mund të shkojë në 75 për qind.

Deri në orën 19, llogaritet se në zgjedhje kanë votuar 375 mijë e 190 zgjedhës.

Partitë kryesore pretendente janë Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit e cila këtë radhë doli e vetme në zgjedhje pa partnere dhe Celsi, e cila u bashkua me 4 parti në koalicion ndër to edhe një shqiptare.

Por faktori politik shqiptar në vend vijon të jetë i përçarë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë dalë para votuesve me tre koalicione të ndryshme që janë: Lista e “Shqiptareve te Vendosur “qe ka ne koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një Qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”.

Nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme, atëherë shqiptaret do të arrinin të kishin 5 deputetë në parlamentin malazez.

Shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 7% të popullsisë, por për përfaqësuesit e dy grupimeve të ndryshme të partive, faji i përçarjes nuk qëndron tek partitë e tyre. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img