15,05,2024

Refuzoi prangat, qytetari sulmon fizikisht dy policë në Ferizaj

Must Read


Një person ka sulmuar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, pasi i dyshuari ka refuzuar të vihet në pranga.
Një qytetar ka sulmuar dy policë të dielën në Ferizaj, ndërsa njëri prej policëve ka pësuar lëndime trupore.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë dhe duke refuzuar vendosjen e prangave, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, njëherit e ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndër të tjera, në njoftimin e policisë thuhet se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.
Ndërkaq, sipas njoftimit të policisë, rasti vazhdon të hetohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img