06,02,2025

Reforma në rrezik, Meta ndërpret vizitën në SHBA

Must Read
Ilir Meta

Lajmi njoftohet nga Zyra e Shtypit e LSI-së dhe sipas saj ndërprerja është bërë “për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”.

Para nisjes së beftë për në Shqipëri, Ilir Meta ftoi për një drekë pune eurodeputetin Fleckenstein dhe të pranishëm në këtë drekë ishin edhe Lulzim Basha, Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka, shkruan TCH.

Në fjalën e dhënë për mediat, Fleckenstein “zyrtarizoi” qëndrimin e Bashkimit Europian për rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera të reformës në drejtësi.

“Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste. Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve” tha ai.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img