28,08,2025

Reforma gjyqësore në Shqipëri, ngriti në këmbë edhe Gjermaninë

Must Read
Frank Walter Steinmeier

Gjatë 18 muajve të negociatave që janë ndihmuar nga ekspertët e BE-së dhe SHBA-ve, partitë kryesore politike në Shqipëri ishin afër propozim-marrëveshjes, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

Por, bisedimet kanë dështuar, ndërsa opozita ka shqetësime se pavarësia e sistemit të gjyqësisë nuk do të jetë e garantuar.

Duke i forcuar mesazhet nga liderët e BE-së dhe SHBA-ve, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, tha sot se e ardhmja e Shqipërisë në BE mund të vonohet, nëse dështon të bëjë progres në reformën e gjyqësisë deri në vjeshtë, kur BE-ja pritet ta shqyrtoj progresin kah anëtarësimi.

“Shpresoj shumë se reforma e gjyqësisë nuk bëhet pengesë në rrugën e Shqipërisë kah Bashkimi Evropian”, u tha sot Steinmeier reporterëve në Tiranë.

“Ne na duhet Shqipëria demokratike me gjyqësi të pavarur, që është e aftë ta luftoj korrupsionin”, tha Steinmeier.

The post Reforma gjyqësore në Shqipëri, ngriti në këmbë edhe Gjermaninë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img