29,11,2024

Reçica për koalicionin parazgjedhor PDK-AAK-NISMA: Së shpejti bëhet publike nëse ka diçka konkrete!

Must Read

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica tha se brenda pak çastesh do të bëhet publike nëse AAK-ja dhe NISMA do të pajtohen për të arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Reçica, duke mos e mohuar e as pohuar takimin e përfaqësuesve të PDK-së me ata të AAK-së dhe NISMA-së, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, i tha “Gazeta Blic” se një gjë e tillë do të bëhet e ditur së shpejti.

“Nuk mundem të deklarohem tash për tash për këtë çwshtje, por shumë shpejtë do të mirret vesh nëse ka diçka konkrete”, ka deklaraur ai, raporton GazetaBlic.com

Në anën tjetër, Muharrem Nitaj anëtar i Kryesisë së AAK-së mohoi se ka pasur takime deri para pak minutash ndërmjet përfaqësuesve të PDK-së dhe AAK-së e NISMA-s, por ai nuk ka përjashtuar mundësitë e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet këtyre subjekteve.

Ndryshe, partitë politike mund t’i zyrtarizojnë koalicionet e tyre brenda më pak se një ore, pasi që KQZ-ja ka vendosur si afat të fundit orën 00:00 të kësaj date. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img