27,11,2024

Reçica në Bruksel kërkon nga europarlamentarët që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e Intergrimit

Must Read

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, i kryesuar nga kryetari i Komisionit z. Elmi Reçica dhe anëtarët Puhie Demaku e Cerim Bajrami, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian në Strasburg, në pasditen e 13 dhjetorit 2016, zhvilluan takime të ndara me euro deputetët znj. Tanja Fajon, anëtare e delegacionit për marrëdhënie me Kosovën e Bosnje e Hercegovinë dhe z. Eduard Kukan, udhëheqës i grupit punues për Ballkanin Perëndimor .

Delegacioni ynë gjatë këtyre takimeve njoftoi euro deputetët lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, në mes tjerash për ndërtimin e murit në Mitrovicë, për angazhimet në luftimin e korrupsionit, të terrorizmit, për çështjen e demarkacionit, si kritere të rëndësishme për integrimin e shtetit të Kosovës si dhe për interesimin e saj për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, Unesco e Interpol, si dhe në nismat rajonale, ku Kosova mund të jap një kontribut të veçantë.

Euro deputetët znj. Fajon dhe z. Kukan duke theksuar se janë të angazhuar për situatën në Kosovë dhe se janë në dijeni për aktualitetet, shprehën gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Njëkohësisht shprehën qartë mendimin e tyre se, institucionet e Kosovës duhet t’i përmbushin kriteret dhe obligimet e përcaktuara për liberalizim të vizave, duke shtuar se tani është koha e domosdoshme që të veprohet në përmbylljen këtij procesi ngase prolongimi i përmbushjes së kritereve të përcaktuara, do të qoj në kohëzgjatjen e afatit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Para përfundimit të vizitës delegacioni u takua edhe me euro deputeten znj. Ulrike Lunacek nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe nënkryetare e delegacionit për marrëdhënie me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën të cilin takim e vlerësoi shumë produktiv dhe domethënës, për shtetin e ri të Kosovës.

Delegacioni ynë gjatë këtyre takimeve u shprehu mirënjohje eurodeputetëve për kontributin dhe angazhimin e tyre për Kosovën, duke theksuar se Kosova është shtet proevropian andaj në këtë drejtim pret edhe më tej mbështetjen evropiane. Delegacioni po ashtu i falënderoi euro deputetët për miratimin e rezolutave nga PE, që janë në interes të Kosovës.

Deputetët e Parlamentit Evropian gjatë takimeve shprehën gatishmërinë që të mbështesin proceset integruese të Kosovës për aq sa do të kenë mundësinë, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që edhe ato të përmbushin obligimet dhe kriteret e tyre të brendshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img