17,05,2024

Reçica : S`ka rëndësi kush është bajraktar, me rëndësi të bëhet ushtria

Must Read

Për Partinë Demokratike të Kosovës është tejet e rëndësishme që të formohet ushtria e Kosovës, ndërsa aspak e tillë nuk është çështja se kush e merr iniciativën për këtë gjë. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Sipas tij, të gjithë janë të interesuar për formimin e ushtrisë, andaj nuk do të ndikonte te askush prej deputetëve se kush e merr primatin, as tek ata të LDK-së, ndonëse disa prej këtyre të fundit i kanë shprehur hatërmbetjet e tyre.

“Besoj se gjithë jemi të interesuar që FSK-ja të shndërrohet në ushtri të Kosovës. Sidomos partitë politike shqiptare nuk kanë aty asnjë dallim dhe ne jemi deklaruar në një debat parlamentar dhe i kemi miratuar konkluzionet në mënyrë unike dhe jemi dakorduar të gjithë. Rruga dhe forma se si do të vjen në seancë plenare është krejt dytësore. Besoj që nuk do të ndikojë as te deputetët e LDK-së dhe as deputetët e tjerë se kush e ka primatin dhe në çfarë mënyrë ka ardhur në seancë”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka komentuar deklarimet që vijnë nga SHBA-ja dhe NATO, sipas të cilëve ushtria e Kosovës kërkohet të formohet nga ndryshimet kushtetuese. Por, Reçica ka thënë se pret mirëkuptim nga diskutimet që do të bëhen me faktorin ndërkombëtarë për shkak të bllokadës që Lista Serbe u ka bërë institucioneve të Kosovës tash e sa muaj.

“Të gjitha palët, NATO dhe SHBA kanë deklaruar se e dëshirueshme është që ushtria e Kosovës të themelohet në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Por do të duhej të votonin edhe komunitetet pakicë, dhe në këtë aspekt Lista Serbe tash për tash e ka bojkotuar gjithë procesin dhe tash nuk po presim që ata të kthehen, edhe po të kthehen nuk është e sigurt që do të votojnë për ushtrinë e Kosovës. Është e varur drejtpërdrejtë prej Beogradit, janë të dirigjuar fatkeqësisht. Për të gjitha çështjet uhet të bisedohet me partnerët tanë strategjikë, që ta kemi një mirëkuptim që vërtetë jemi me një bllokadë. Pas situatës me trenin, kërkesat janë shtuar që të ketë një ushtri të Kosovës”, ka thënë Reçica për “Indeksonline” para mbledhjes së Kryesisë që u mbajt sot në orën 10:00.

Deputeti është shprehur se shndërrimi i FSK-së në ushtri ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit si partnere e përhershme e NATO-s dhe SHBA-së./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img