06,09,2025

Reçica: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

Must Read

Zyrtarët e Qeverisë këmbëngulin në qëndrimin se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Elmi Recica, ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh, për të vetmen arsye, e që është integrimi i serbëve.

“Në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Ne kemi bërë një marrëveshje, në bazë të asaj marrëveshje është paraparë edhe të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Presidentja ka kërku interpretim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e ka marrë një qëndrim sa i përket Asociacionit. Unë mendoj se tash është momenti dhe është koha që të krijohet ekipi dhe të fillojë të bëhet statuti i Asociacionit”, tha Reçica për TribunaChannel.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img