26,11,2024

Rebelohet Kamishi, e përmend edhe Kanunin

Must Read

ldquo-kamishi-rdquo-ldk-e-di-se-shik-u-nuk-ka-b-euml-r-euml-vrasje-politike-pas-luft-euml-s_hd

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka theksuar se gjykatësi nuk ka pasur guximin që të dënoj kryetarin e LVV-së, Visar Ymerin dhe deputetin e kësaj partie, Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se gjykatësi kishte frikë për t’i dënuar. Sipas tij, kishte presion ndaj drejtësisë nga ana e VV-së, siç ishte djegia e veturës së kryetarit të Gjyatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, gjyqtari ka re pre e frikësimeve sistematike të Vetëvendosjes.
“Kërkoj që Besart Bujupi të lirohet. Ai ka qenë personi më i pafajshëm. Edhe me Kanun më shumë dënohet nxitësi, sesa që ai që e kryen punën”, tha ai në “Interaktiv” të KTV-së, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se rastin ka mundur ta zgjidhte edhe në forma tjera.
Ai ka thënë se gjyqtari i rastit do të përballet me Komisionin Disiplinor për këtë rast./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img