27,12,2024

Realiteti në Luginën e Preshevës në vitin 2017

Must Read

Çfarë pret Lugina e Preshevës nga viti 2017- Pak gjë!
lendita-jashariRealisht  çfarë do duhej të  priste, është shumë  më shumë! Problemet  e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në  Europë! Fillimisht  problemet  e  Kosovës Lindore, janë  nga: statusi politik i saj, pasuar nga   problemet  politike, të sigurisë, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore,  etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte  zgjedhjen  e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 16 vitesh  asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas  konventave dhe protokoleve  Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet  asnjë e drejtë  më shumë sesa  minoriteteve  tjera, privilegjohen dhe  u garantohen  shumë  më shumë të  drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të  zgjedhej  statusi politik i Luginës së Preshevës,  të  gjitha  problemet  e më pasme do zgjedheshin automatikisht!

Problemet  politike, pas çështjes së statusit politik,  kruciale për  ne Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në   nivel lokal e veçmas në nivel  qendrorë( edhe pse çdonjëri  Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim  me  Kosovën!  Përfaqësimi në nivel lokal bëhet nga klane politike që kanë interes më shumë  vetëpunësimin dhe punësimin nepotik e politik sesa interesin e qytetarve që përfaqësojnë,  derisa në nivel qendror përfaqësohemi nga  “Rrahman Morinët” e Luginës. Për fat të mirë në  Iliridë,  bashkimi i partive politke Shqiptare ka ndodhur tashmë, e njejta  gjë do duhej  apliku edhe  në  Luginë); implikimi i Serbisë në  përzgjedhjen e  politikanve Shqiptarë dhe në politik-bërjen  e tyre( në të gjitha zgjedhjet  lokale dhe  republikane, shteti serbë, ka influence dhe përkrah madje në ca raste edhe më hapur parti të caktuara politike); nepotizmi dhe korrupsioni( në vazhdimsi është sinonim i partive politike dhe politikanve të Luginës së Preshevës, kjo duket që i intereson edhe Serbisë për të dëmtu kauzën Kombtare të Shqiptarve të Luginës së Preshevës); heshtja  e politikës së terrorit të Serbisë dhe  për zgjedhjen e  statusit politik të Luginës( si në nivelin lokal e mos të flasim më  për ata pak politikan që  vetëquhen  Shqiptar në nivelin  republikan, që më shumë  dëmshëm  ndikuan duke  heshtur, fshehur, minimizu  terrorin  e shtetit kolonialist të  Serbisë kundër  Luginës, për më keq pos fjalimeve nëpër fushata politike patriotike-patetike e hipokrite zgjedhjen  e statusit politik të Luginës  e harruan); mos krijimi i Qëndrimit të  Bashkuar Kombtar të Shqiptarve të Luginës, përball Serbisë dhe drejt  zgjedhjes së Statusit politik të Luginës( detyrë të cilën do duhej ta  bënte Këshilli Kombtar Shqiptar)! etj.

Problemet  në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë  e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje  fëmijësh; tentim-vrasje dhe vrasje të disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; marrja në  biseda informative dhe përndjekja sidomos  e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; djegëje të shtëpive të disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve nga  Serbia dhe njerëz të Serbisë, e që nuk i shërbejnë aspak interesit të qytetarve Shqiptar( të ashtuquajtur  polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e  paramilitare të Serbisë  e veçmas edhe të  atyre  që janë të  dyshuara për  krime  lufte kundër  Shqiptarve; inskenime aktesh kriminale dhe terroriste( minave); ndalimi i lëvizjeve  të  qytatarve nëpër vendbanime,  nën arsyetimin  e zonave kufitare; dëbimi-spastrimi  etnik në forma edhe më perfide e ca herë edhe  me brutalitet; dirigjimin e  grupeve huligane( që realisht ishin pjestarë të  xhandarmërisë), për të vandalizu pronat dhe shtëpit e  Shqiptarve; etj

Problemet  në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e  librave të  ardhur nga Kosova; çështja e diplomave të  Republikës së Kosovës; çështja e  mësimit-besimit fetar në shkollë( që më shumë shtyhet nga  Serbia); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë  preferencash e referencash politike; mos lejimi i hapjes së Universitetit  të pavarur të Luginës; etj

Problemet  në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror; arrestime kinse për krime lufte të ish-pjestarve të UÇK-së; heqje nga regjistrat civil të  qytetarve  Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet  e  shtetit kolonial të  Serbisë dhe në komunikimet  me to; përfaqësimi joreal në  prokurori dhe gjyqësi; bartja e gjykatës themelore nga  Presheva, për në Vrajë; drejtësia selektive-kriminale siç ishte edhe në kohën  e  Millosheviqit; etj

Problemet  në ekonomike, janë: varfëria enorme; mungesa e çdo mbështetje financiare( edhe pse shumica e Shqiptarve as nuk do e  pranonin!); pengesat në kufi me  Maqedoni dhe Kosovë;  ngulfatja me  produkte kryesisht bujqësore dhe blegtoriale nga  pjesët tjera të Serbisë; pengimi i çdo iniciative për hapje ndërmarrjesh-fabrikash  nga banorët lokal; tarifa të larta doganore për  eksport dhe import; etj

Problemet  historiko-kulturore: ndalimi i përdorimit të  Flamurit Kombtar dhe i festimit të  festave kombtare; tentimi për tjetërsim kombtar dhe fetar të  Shqiptarve të Luginës me forma dhe ndërhyrje  perfide të Serbisë; heqja e simboleve kombtare  dhe  bustit të luftës së UÇPMB-së; etj

Këto  mbeten edhe  për vitin 2017, problemet  reale, të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, që i trashëguam që  nga kohët  e  vjetra, kur filloi pushtimi i  kësaj treve nga  armiqë të ndryshëm, të cilët vetëm u ndërruan- por asgjë s’dalluan mes vete. Këto probleme do na shoqërojnë derisa nuk  e zgjedhim njëherë e përgjithmonë  Statusin politikë të Luginës!

Më: 10.01.2017

Shkruar nga:

Drita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës

Lendita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img