Sport

Reali kështu po i motivon lojtarët para takimit me Wolfsburgun (Video)

By FerizajPress

April 12, 2016

Sot i gjithë shtypi spanjoll, e në veçanti ai madrilen, janë fokusar në përballjen të cilën Reali do ta zhvillojë ndaj Wolfsburg në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Mediat në Spanjë po flasin rreth një “remontada” të Real Madridit, që në spanjollisht do të thotë “rikthim” apo “përmbysje rezultati”, përcjell Gazeta Blic.

Realin sigurisht se e pret punë tejet e vështirë, pas humbjes me rezultatin e pastër 2-0 në takimin e parë çerekfinal.

Por, për t’i motivuar futbollistët dhe tifozët, Real Madrid ka publikuar në YouTube një video trailer motivues, ku tifozëve u kërkohet që të jenë “të gjithë bashkë për rikthimin”.

Shikoni videon drithëruese më poshtë. /Gazeta Blic/