13,07,2025

Real – Wolsfburg, Zidane vjen me një deklaratë ‘bombastike’

Must Read

zidane-real

Zinedine Zidane ka thënë se Reali do ta përmbysë rezultatin ndaj Wolfsburg në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zidane ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë vetëbesim se do të mbërrijnë në gjysmë-finale, përkundër humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, transmeton Gazeta Blic.

Tekniku francez gjatë një konferene për shtyp tha se Real Madridi as nuk po mendon për mundësinë e eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Zidane më tej shtoi se nuk ka arsye për panik, dhe është shprehur mjaft optimist për shanset e ‘Los Blancos’ për të prekur katërshen finaliste në këtë garë.

“Reali kurrë nuk përgatitet për eliminim. Ne gjithmonë mendojmë për kualifikim në rundin tjetër. Kjo është arsyeja pse ky klub ka fituar kaq shumë kupa në Evropë”, tha Zidane në konferencë për media.

“Pranimi i një goli mund të na komplikojë gjërat, por duhet të qëndrojmë të fokusuar për 90 minuta. Ne e dimë se jemi të aftë të shënojmë gola. E marta do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit për ne”, përfundoi Zidane. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img