Real Madrid është favorit për fitore ndaj Wolfsburg dhe për t’u kualifikuar tutje.
Kështu është shprehur trajneri i Wolfsburg, Dieter Hecking.
Hecking tha se Real Madridi është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, mirëpo Wolfsburgu meriton respekt për paraqitjen e takimit të parë çerekfinal, përcjell Gazeta Blic.
Ekipi i Hecking ka epërsi të thellë 2-0 pas fitores heroike në ballafaqimin e parë, dhe të martën do të përballet me Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’ në ndeshjen e kthimit.
“A është Reali favorit? Mendoj se po. Po të krahasojmë historitë e dy ekipeve, dihet qartë se kush është favoriti. Ne luajtëm mirë në një ndeshje, tani duhet ta përsëritim këtë. Puna jonë është që favoriti të dështojë”, tha trajneri i Wolfsburg.
“Ndoshta Zidane do të jetë i aftë të më befasojë. Jam i sigurt se ka menduar gjatë pas humbjes në ndeshjen e parë”, përfundoi Hecking. /Gazeta Blic/