27,07,2024

Real Madrid dhe Barcelona, skuadrat goleadore në Botëror

Must Read

Manchester City është klubi më i përfaqësuar në “Rusi 2018” (16 futbollistë), por kampionët e Anglisë nuk kanë spikatur me numrin më të madh të golashënuesve në fazën e grupeve të Botërorit. Ku vjen puna te goli, Reali i Madridit dhe Barcelona, përfaqësohen më së miri në këtë event me lojtarë që e njohin mirë rrjetën.
Jo më kot, dy gjigantët spanjollë janë klubet me më shumë finalizime në në Botëror. Cristiano Ronaldo (4), Luca Modric (2), Nacho, Isco dhe Kroos kanë shënuar në total 9 gola, por këtë primat “Los Blancos” e ndajnë me futbollistët e Barcelonës.
Finalizimi i kolumbianit Yerry Mina ndaj Senegalit (i dyti personal në Botëror) ishte i 9-ti me ngjyrë “blaugrana”, teksa më parë kishin shënuar Suarez (2), Coutinho (2), Rakitic, Messi dhe Paulinho, përcjell “SS”.
Dy klubet spanjolle rivalizohen në njëfarë mënyrë në këtë aspekt nga Tottneham Hustspur, me 8 gola. 5 i ka shënuar Harry Kane, 2 koreani Son dhe 1 finalizim mban firmën e Eriksen. Më pas vijnë Manchester United me 6 gola, Atletico Madrid 5, dhe PSG  e Villarreal me nga 4 gola.
Në nivel kampionatesh kryeson Premier League me 31 gola, një më shumë se Primera Division.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img