PDK ne Ferizaj unike si asnjehere me pare !!!
Partia Demokratike e Kosovës, dega Ferizaj, njofton opinionin se përmbajtja e artikullit në tëpërditshmën Koha Ditore me titullin “ Ambiciet për kryetar komune nxisin fërkime në PDK “ , nuk ka fare të bëjë me realitetin unitar , mbrenda subjektit tone politik, sepse shfaqja e ambicieve për të qenë kandidat për kryetarKomuna , nga përfaqësues të kryesisë së degës, nuk duhet kuptuar si përqarje apo fërkime politike, por përkundrazi si vlera politike në një sistem politik demokratik.
Përmbajtja e artikullit nxjerr kuptimin se gjoja z. Mustafë Grainca , si nënkryetar I degës dhe njëherit pretendent për të qenë kandidat përkryetar komune, kërkon të mos i lejohet kandidimi i z.Agim Aliu, ndërsa realiteti është krejt ndryshe, pasi që i njejti , në mbledhjen e kryesisë së degës së PDK, ku temë diskutimi ishte kandidatura për kryetar, ka shfaqur ambicien, por se ka thënë nuk dua të I konkuroj të dy ish kryetarëve z. Bajrush Xhemaili dhe z. Agim Aliu, nëse ndonjëri nga ta dëshiron të jet kandidat për kryetar Komune, gjë që dëshmon të kundërtën e përmbajtjes së artikullit.
Partia Demokratike e Kosovës, dega Ferizaj, si asnjëher më parë, po koordinon aktivitetet e saja politike, në të gjitha aspektet përfshirë edhe atë të përzgjedhjes së kandidatit, për të qenë e pregaditur për garën politike e cila do të ndodhë këtë vit , dhe padyshim se epilogu i saj do të nxjerr atë fituese të garës, për të qeverisur mëpas me komunën e Ferizajt.
Me respekt
Gazmend Bytyçi- Nenkryetar pêr marredhenie me publikun i PDK-sê Dega nê Ferizaj