30,11,2024

Reagon PDK në Shtërpcë: Personat që aderuan në LDK asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e PDK-së

Must Read

Pas publikimit të lajmit se katër ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Shtërpcë kanë aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës  ka reaguar PDK, dega në Shtërpcë. Përmes një komunikate kjo degë ka thënë se personat e aderoar sot ne LDK asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e strukturave të PDK-së.

“Dega e Rinisë së PDK-së në Shtërpcë demanton në tërësi lajmin se anëtarë  kryesisë së rinisë së PDK-së në Shtërpcë i janë bashkuar LDK-së. Personat në fjalë asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e kryesisë së RDK dega në Shtërpcë ky është një trillim i ulët.
PDK dega Shtërpcë çdo ditë e më shumë po e rrit anëtarësinë e saj me të reja e të rinjë të kësaj Komune. Fitorja e madhe po vjen!
PDK dhe koalicioni aktual i arritur ne mes të PDK-së AAK-NISMA  do të jenë  fitues në Shtërpcë dhe mbarë Kosovën, paniku i madh i partive të cilat u dorëzuan para proceseve të mëdha po dëshmon fitoren e madhe të koalicionit me PDK-ën” thuhet në komunikatën lëshuar nga Dega e PDK- së në Shtërpcë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img