27,07,2024

Reagon mesfushori shqiptar pasi klubi grek e prishi ujdinë me të shkaku i “shqiponjës”: Fyerje e madhe…

Must Read

Ish-kapiteni i Partizanit dhe një ndër më të spikaturit në rolin e tij në kampionatin shqiptar, thotë për “Panorama Sport” se askush nuk mund ta ndalojë një shqiptar që të bëjë shenjën e shqiponjës.
I zhgënjyer për mënyrën se si shkoi aventura e tij me Larisën, lojtari pohon se nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarë të klubit, por ka firmosur një kontratë nëpërmjet e-mailit dhe vetëm kaq.
“Mbeta keq kur mora vesh lajmin se kanë prishur marrëveshjen që kishim me Larisën. Më kanë përmendur disa foto me simbole shqiptare, por kjo është qesharake. Është fyerje e madhe”, thotë Batha ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
Batha, pse nuk shkuat te Larisa?
Sepse në fund klubi grek vendosi të prishte marrëveshjen.
A jeni i zhgënjyer?
Normalisht që po. Është dëmtim i imazhit. Nuk ndodhi asgjë që nga koha që arritëm marrëveshjen dhe deri tani që të prishin kontratën. Pra, nuk ndodhi asgjë e rëndë. Unë nuk kam shkelur asnjë rregull futbollistik dhe asnjë ligj kombëtar apo ndërkombëtar. Jam po ai që isha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img