Ferizaj

Reagon kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. LDK po derdhë “lotë krokodili”. Ish Ministri zharku është fajtor që Ferizaj mbeti pa ķëtë kyqje në autostradë

By FerizajPress

January 13, 2018

 

Ferizaj.13.01.2018. Pas konferencës për medie të LDK-së ku kryetari Aliu u akuzua nga ish deputeti i LDK-së Adem Salihu  pë kyqjen në autostrad të Ferizajt  në drejtim të rrugës “Driton Islami” ka reaguar kryetari Aliu.Aliu me këtë rast ka thënë se ish Ministri Zharku  është  fajtor se pse Ferizaj ka mbetë pa kyçeje në autistradë në zonën industriale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Ferizajt Agim Aliu,në adresë së degës së LDK_së dhe drejtuesve të saj, duke thënë se politikën e sheh si mundësi që komunikimin me publikun ta bëj përmes argumenteve, fakteve dhe të vërtetave.Madje ka shtuar se 19 nëntori ka dëshmuar se përbën fundin e propagandës.Gjatë një paraqitjeje publike ka vë në dukje edhe aspekte që lidhen me të vërtetën rreth kyçjes në autostradë tek zona industrial ,duke e bërë përgjegjës ish-ministrin Lutfi Zharku, i cili nuk e ka pasur fuqinë që ta bindë kolegun e tij, Avdullah Hoti, për të ndarë fonde për këtë project me rëndësi për Ferizajn. “Shumë ma shumë duhet shpalosur para qytetarëve të vërtetën dhe e vërteta sa I përketë autostradës duhet të jetë diçka tjetër.Në fakt së pari amandamentuesi i kësaj kërkese është dashur ta realizoj këtë, sespe ka qenë vetë ministër dhe përgjegjës për autostradën dhe nuk e ka bërë këtë.Çështja tjetër është se ne deputete e Republikës së Kosovës nga komuna e Ferizajt, që të gjithë pa përjashtim të të gjitha subjekteve politike pa përjashtim e kemi nënshkruar kërkesën që Ferizaj të ketë kyçje në autostradë përmes rrugës “Driton Islami” .Madje kjo kërkesë është miratuar edhe nga Komisioni Ndërministror por fatkeqësia e miratimit të kësaj kërkese në këtë komision është se ministri I atëherëshëm I financave , Avdullah Hoti,nuk ka ndarë asnjë cent sa i përketë çasjes në autostradën “Arbër Xhaferi” ka thënë Aliu, për të shtuar se kjo është e vërteta për të cilën qytetarët e Ferizajt dhe të Kosovës kanë nevojë që ta dijnë. “Dhe zoti Zharku nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë që të bëj amandament të veçantë, vetëm për t’u shfajsuar para diçkaje që e ka pasur në dorën e tij ta bëj.Pastaj çështja e ngritjes së emrit tim në konferencën e LDK-së, unë madje fare s’kam qenë deputet kur është votuar ky amandament ngase unë kam dhënë dorëheqje nga Kuvendi në ditën e certifikimit të rezultateve, ndërsa buxheti është votuar me 22 dhjetor.Kjo është për të treguar edhe një fakt se politika nuk bëhet me propagandë, por me të vërteta dhe punë” ka shtuar kryetari Aliu. Për më tepër, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka shtuar se do të bëj përpjekjen e duhur që Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës ta vë në funskion pikërisht kërkesën që është bërë nga deputetët e të gjitha partive politike në legjislaturën e pestë të Kuvendit. “Unë në ditët dhe javët në vijim do të kërkoi takim me ministrin Pal Lekaj, pikërisht për këtë çështje, sepse reagimi I tyre ka ardhur pas asaj që pikërisht unë kam reaguar se do të takohem me ministrin Lekaj, pikërëisht për kyçjen por edhe për projektet tjera” ka thënë kryetari I Ferizajt, Agim Aliu, në paraqitjen e tij. Ky reagim i kryetarit Aliu, vije menjëherë pasi zyrtarë të degës së LDK-së në Ferizaj, gjatë një konference për medie kanë thënë se kryetari Aliu dhe PDK-ja e kanë pasur mundësinë që ta shtyjnë këtë çështje përpara nëse e kshin votuar amandamentin e ish-ministrit Lutfi Zharku