Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Mustafa, i cili ka thënë se qeveria e tij nuk do të pengojë votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet serbe.
Para pak dite Kryeqeveritari e qeveritarë me plotë gojën deklaruan: “Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, do të ketë grumbullim të votave nga OSBE-ja”. Por, sot paskan harruar se çka thanë para pak dite, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Sot deklarimi ka avancuar, Kryeministri paska deklaruar, po e konfirmojnë mediat: “Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do t’i menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet.
Deklarimi i dytë nuk do të duhej të ndodhte, pasi ne veç e dinim se deklarimi do të ndryshonte. Ndryshimi i fjalëve, nuk është hera e parë që po ndodhë e më gjasë nuk do të jetë as e fundit.
Ec e besoju këtyre njerëzve që i ndërrojnë fjalët më shpesh së çorapët.