16,10,2024

Reagon Inspektorati i Policisë: Nuk kemi hetuar 671, por vetëm 241 policë

Must Read

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 28.02.2017 shpalosi të arriturat e IPK-së duke përfshirë edhe disa statistika nga raporti vjetor i IPK-së për vitin 2016.

Mehmeti para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme theksoi numrin e rasteve që janë hetuar nga IPK-ja e që ky numër nuk nënkupton edhe numrin e zyrtarëve policorë që janë hetuar.

“Për hir të së vërtetës për opinionin publik, ju njoftojmë se në vitin 2016 IPK ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1362 ankesa dhe informata.

Nga 671 raste që ka trajtuar IPK-ja, 165 prej tyre janë cilësuar si raste me elemente të veprës penale dhe në total 241 punonjës të PK-së kanë qenë subjekt i hetimit nga IPK-ja (ose vetëm 2.7 % e punonjësve të PK-së), e jo 671 zyrtarë policorë siç është publikuar në disa portale.

Duke ju falënderuar për mirëkuptim ju njoftojmë se këto të dhëna zyrtare janë të publikuara edhe në ueb faqen zyrtare të IPK-së përmes raportit vjetor i cili është bërë publik për të gjithë qytetarët e vendit”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img