26,12,2024

Reagon imami shqiptar: Myslimanët janë kundër ISIS-it

Must Read

Në një intervistë për Sky TG24, imami nga Durrësi Enes Bledar Beshta deklaron se myslimanët janë kundër ISIS dhe çdo grupi tjetër terrorist në botë, ndërsa feja e tyre predikon vetëm paqe dhe mirësi.

Enes Bledar Beshta, i cili shërben si imam në një xhami në Xhenova është nën hetim në Itali së bashku me dy imamë të tjerë me origjinë arabe që dyshohen si bashkëpunëtorë të 23 vjeçarit sirian Mahmoud Jrad të arrestuar pak ditë më parë për rekrutim të xhihadistëve të rinj.

Sipas hetuesve italianë janë dokumentuar disa transferta parash nga imami shqiptar nga Durrësi Enes Bledar Breshta ndaj disa eksponentëve të islamit radikal në Shqipëri e Kosovë.

Imami shqiptar nga Durrësi sipas mediave italiane thirrej me emrin ” i dituri” per shkak të studimeve fetare të kryera në Siri si dhe për faktin se administronte disa faqe në web sit-in “forumiselefi.net” e “Rruga e Selefeve”, si dhe të disa siteve të tjera në Shqipëri, të gjitha me frymë fetare salafite.

Enes Bledar Breshta është identifikuar dhe si anëtarë i një grupi të krijuar në WhatsApp, i emërtuar “Forumi salafitiëve në Siri” që himnizonte idealet e ISIS e luftën kundër Iranit./oranews/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img