18,11,2024

Reagon Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Ferizaj

Must Read

Si Forum i Gruas së Lidhjes Demokratike të Ferizajt, ndjehemi të obliguara të sqarojmë rastin e ashtuquajtur herë “kërcënim” e herë “fyerje” të asamblistes së Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Duke ditur që PDK ka filluar fushatën tashmë, të frikësuar nga një humbje tjetër, deri diku e kuptojmë edhe gjithë rrëmujën mediatike që po e zhvillojnë rreth rastit në fjalë. Ne ju kujtojmë grave të Gruas Demokratike të Kosovës – Dega në Ferizaj, se hiq më larg se para pak ditësh, ne 8 mars 2017, po ky kryetar ishte ai që përfilli dhe përkrahu bindshëm debatin e organizuar nga asamblistja e PDK-së, duke marrë pjesë bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe duke financuar takimin dhe drekën poashtu. Ju ka përkrahur si gra pa marrë parasysh që organizatore ishte asamblistja nga radhët tuaja.

Dhe, asnjë nga ju nuk e folët as edhe një fjalë miradie për kryetarin as në media e as në shoqëri atë ditë.

Ne mund të themi me bindje të plotë që kryetari i komunës së Ferizajt ka përkrahur gratë në veçanti gjatë gjithë mandatit të tij qeverisës dhe vazhdon ta bëjë këtë.

Po ky kryetar pranoj dhe përkrahi projektin për nënat vetëushqyese duke i liruar ato nga pagesa e çerdhes.

Po ky kryetar ka punësuar shumë më shumë gra se burra, duke dëshmuar përkrahjen për gratë.

Dhe, ju asnjëherë nuk folët..!

Jemi kundër gjuhës së papërshtatshme në institucione, apo kudo, por nuk mund ta gjykojmë njeriun në bazë të një shpërthimi të mundshëm të momentit, aq më pak kur ishte atë ditë kur opozita në bazë të fushatës që e ka filluar kaq herët, nuk u kursye asnjë moment në fyerjet drejtuar kryetarit.

Në historinë e PDK, ju keni raste shumë më të rënda fyerjesh, pa kursyer fyerjet as në foltoren e Parlamentit, por ne nuk jemi nga ata që do të merremi me to.

Arritjet në Ferizaj janë të pakontestueshme, dhe kjo ju ka bërë të kuptoni që fitoren e kemi të sigurtë edhe në zgjedhjet e ardhshme, prandaj nuk po zgjidhni mjete për të denigruar pushtetin aktual lokal, dhe kjo është arsyeja pse ne reaguam ndaj publikimit tuaj.

Sinqerisht,
Besa Beqiri Zejnullahu
Kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Ferizaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img