18,11,2024

Reagon ashpër Fevziu: Rama një injorant, të ndiqet penalisht

Must Read

Blendi Fevziu ka sulmuar Edi Ramën duke kërkuar ndjekje penale për kryeministrin, pasi sipas tij ka shkelur ligjin me prishjen e fasadës së stadiumit.

Në një shkrim të botuar sot në “Opinion.al”, Fevziu thotë se edhe nëse qeveria e ka hequr nga lista e monumenteve të mbrojtur, ajo sërish ka bërë një krim: “E para shembja e fasadës është shkelje flagrante e ligjit sepse ajo ishte e mbrojtur prej tij. Nëse qeveria e ka hequr nga mbrojtja sërish ajo ka krye një krim sepse kjo nuk mund të bëhet me një vendim arbitrar. Shkelja e ligjit duhet të ndiqet nga prokuroria dhe ajo duhet të japë vendimin e saj.

E dyta, shembja është në shkelje flagrante të një premtimi publik të Kryeministrit që Fasada do të ruhej. Në fillim u tha brenda hollit të xhamtë e më pas jashtë. Deklarata i qetësoi disi kundërshtarët e projektit, por siç duket paska qenë as më shumë dhe as më pak, e pavërtetë. Kryeministri premtoi sërish që fasada do të rindërtohet, por pamjet dhe kjo foto që është më sipër dëshmon se basorelievët janë thyer; që heqja e gurëve po bëhet në mënyrën më barbare të mundshme dhe që shkallët dekorative, që janë në harmoni të plotë më shkallët e Universitetit dhe të Akademisë së Arteve nuk janë më.

Fasada duhej të ruhej ashtu sic ishte, sepse rindërtimi i saj, nuk është më e njëjta gjë. Dhe jam shumë skeptik se mund të ndodhë realisht. Një pjesë e historisë së këtij qyteti u shndërrua sot në rrënojë, nga babëzia e injorantëve siç i quante ish-Ministri i Kulturës në vitin 2000.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img