28,08,2025

Reagojnë familjarët e komandant “Shqiponjës”

Must Read

Ndërkaq, për këtë vendim, nuk ekziston asnjë shpjegim i logjikshëm as nga Prokurori dhe as nga Gjykatësja që e ka nënshkruar vendimin.

Siç raporton TV Shenja, kjo gjë sipas Lulzim Alitit, familjar i Komandant “Shqiponjës” është një tentim i partisë në pushtet, gjegjësisht BDI që vrasësit t’ia lehtësojë dënimin.

Ai thotë se pas lirimit të tij ata ndjehen të rrezikuar , pasi siç tha ai, policia e kontrollon Limanin vetëm një herë në 7-8 orë, ndërkaq ai ka mundësi ta përsërisë aktin e tij edhe tek familjarët e tjerë, të ik nga shteti, apo me anë të kërcënimeve të ndikon tek dëshmitarët që kanë qenë prezent kur ka ndodhur gjithçka, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Prokurori i rastit ka qenë Prokurori Isa, tan kohën prej fillimit e ka bo ai të gjithë kontrollin e rastit edhe ka qenë në vendin e ngjarjes dhe në një moment të caktuar, prokurori Isa ka shkuar në pushim dhe në atë moment është pru një vendim pozitiv prej prokurorisë dhe është liru. Zoran Markovski e ka sjell një vendim për lirimin e tij në shtëpi, dhe vuajtjen e paraburgimit në shtëpi, ndërsa Gjykata e Kumanovës, që nga ekzistimi i kësaj gjykate, asnjëherë nuk ka ndodh që një vrasës të lirohet dhe të mbrohet prej shtëpisë. Unë kam biseduar edhe me Gjykatësen e cila e ka nënshkruar rastin edhe me Prokurorin, ata nuk kanë ndonjë mendim të caktuar ose gjithçka që e japin si përgjigje, thonë ai prapë është në dënim, patjetër duhet mu të kthehet në burg”, ka deklaruar, Lulzim Aliti, familjar i Xhemail Rexhepit, komandat “Shqiponjës”.

Ai tha se në momentin që e kanë parë vendimin e Mjekësisë Ligjore, disa muaj më parë, ku thuhet se Bajram Limani e ka kryer vrasjen në afekt dhe të njëjtën e kanë cilësuar si vrasje e çastit, e ka pasur të qartë se qëllimi i tyre është që ta lirojnë në paraburgim shtëpiak Bajram Limanin, gjegjësisht do ta zhveshin plotësisht nga akuza. Ndërkaq Aliti si dëshmitar okular në vendin e ngjarjes, ka thënë se e gjithë skena ka qenë e organizuar paraprakisht. Ndërkaq dyshon se porositës të kësaj vrasjeje ka qenë partia në pushtet.

Ai ka shtuar se familja e tij ka qenë cak i shtypjeve nga ana e partisë në pushtet edhe përpara vrasjes së Xhemail Rexhepit, pasi disa muaj më parë ata nëpërmjet arrestimit të tre anëtarëve të familjes Rexhepi, në mesin e të cilëve edhe dënimi i njërit prej tyre me 12 vjet burg, duke qenë i palëvizshëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img