08,05,2024

Reagim i Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik dhe zëvendësministrave Koci e Zariqi

Must Read

Ministria e Zhvillimit Ekonomik reagon ndaj artikullit me titull “Lufta e ashpër për zyrë në mes zv. Ministrit Gani Koci dhe zv. Ministrit Xhavit Zariqi”, të botuar me datë 07.11.2017 në Gazeta Express platforma online, ku duke u thirrur në burime brenda MZHE kjo gazetë publikon informata që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.

MZHE shpreh habinë e saj se si ka mundësi që një medium publikon një informacion me të dhëna plotësisht të pasakta dhe nuk merr as mundin më të vogël që t’i konfirmojë ato nga zyrtarët e saj.

“Zv. Ministri Gani Koci është emëruar sot në këtë post nga Kryeministri Ramush Haradinaj dhe fare nuk ka qenë në objektin e MZHE-së, rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë kontakt as me kolegët e tij. Andaj tërë raportimi në Gazeta Express është i bazuar në spekulime dhe është tendencioz”, thuhet në reagim.

MZHE kërkon nga Gazeta Express të kërkojë falje publike për këtë cenim të imazhit të institucionit me informacione të pasakta që shkelin çdo etikë të gazetarisë profesionale.

E njëjtë kanë reaguar edhe Gani Koci e Xhavit Zariqi

Thonë se në asnjë moment nuk kan qenë në objektin e Qeverisë para se ta marrë postin.

Ky është reagimi i Kocit: 

E nderuara redaksi e portalit Gazetaexpress, Në portalin tuaj ju keni publiku një shkrim ku me atakoni mua, me të paverteta dhe fabrikime që nuk përkojnë me seriozitetin e juaj dhe të informimit të opinionit!Për hirë të së vërtetës deklaroj publikisht, që nga caktimi i mandatarit të qeverisë dhe zhgjedhjës së saj unë nuk kam qenë në objektin e qeverisë dhe as të ministrisë!As sot kur kam kuptuar se jam emruar zëvendësminister, nuk kam qenë fare në Prishtinë dhe as në zyrë! Nuk kam dal nga shtëpia.

Nuk di prej nga keto informata se gjoja unë paskam bër “luftë”, me të nderuarin Xhavit Zariqin për zyrë, të cilin as që e kam parë akoma! 
Për gjëra të tilla është dashtë të ketë një pikë moral gazetaresk, dhe radaksia të më kontaktaktonte!

Tashmë jemi mësar me të paverteta të tilla.

Ky është reagimi i  Xhavit  Zariqit

Të nderuar qytetarë, artikulli i portalit Gazeta Expres me titull “Lufta e ashpër për zyrë në mes zv. Ministrit Gani Koci dhe zv. Ministrit Xhavit Zariqi”, shpërndan një lajm të pavërtet, kinse neve zv.Ministrat kemi përplasje për akomodim në zyre. Por e vërteta është se ne nuk kemi patur asnjë mosmarrëveshje, gjithashtu për sqarim të opinionit unë me z.Koci kemi miqësi në mes veti prej kohësh, dhe bashkëpunim të ndërsjellt në realizimin e programit qeverisës të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj. Xh.Z

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img