11,01,2026

Rasti ‘Panama Papers’, bastisen zyrat e Mossack Fonseca

Must Read

panama_2690

Prokuroria e Panamasë, dje në mbrëmje ka bastisur zyrat e firmës ligjore Mossack Fonseca në kërkim të dëshmive për aktivitete të paligjshme, thanë autoritetet në një deklaratë.

Firma ligjore me bazë në Panama është në qendër të skandalit “Panama Papers”, dhe dyshohet se kjo firmë ka ndihmuar elitën botërore në themelimin e kompanive në det të hapur si metodë për shpëlarjen e parave dhe evazion fiskal.

Policia kombëtare ka deklaruar më parë se ishte në kërkim të dokumentacionit që do të dëshmonte për veprimtari të paligjshme të firmës, raporton Reuters.

Trupat e policisë dhe makinat e patrullës, nën komandën e prokurorit Javier Carvallo, u mblodhën rreth ndërtesës së kompanisë dje pasdite dhe mblodhën një sasi të madhe dokumentesh të cilat do të hetohen në detaje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img