23,04,2024

Raporti i policisë për sulmin në Deçan: I dyshuari ende i panjohur për organet e rendit

Must Read

Policia e Kosovës ka dalë me raportin zyrtar të aktit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.

Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se rasti saktësisht ka ndodhur në orën 18:58, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit, dyshohet se autobusi është sulmuar me kallashnikov(AK-47) nga një i dyshuar që ende është i panjohur për policinë.

Siç bën të ditur policia, dy nxënësit kanë vdekur pasi që janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Raporti i plotë:

Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit,  viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img