29,04,2024

Ranieri e zbulon pse u emocionua pas fitores ndaj Sunderland (Video)

Must Read

ranieri

Claudio Ranieri është emocionuar pas fitores së vështirë ndaj Sunderlandit.

Leicester City është në prag të kurorëzimit të titullit të Premierligës. Kjo padyshim që e ka emocionuar tej mase trajnerin, Claudio Ranieri, i cili filloi të qaj pas ndeshjes.

Por, lotët e Ranierit ishin edhe për diçka tjetër.

“Kur pash gjithë ata tifozë thash në vete: ‘E pabesueshme. Ata kanë ardhur nga Leicesteri për të na mbështetur neve’, për këtë u emocionova më së shumti”, ka thënë Ranieri.

“Është e mrekullueshme. Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre. Ata janë duke ëndërruar dhe ne duam ta realizojmë këtë ëndërr. Për ta bërë këtë duhet të mos e humbim mendjen dhe të fokusohemi në ndeshjet e mbetura”, ka thënë më tej Ranieri.

“Ky është një sezon i mrekullueshëm, për mua, tifozët, lojtarët, presidentin e klubit, për të gjithë. Synimi jonë ishte të qëndronim në Premierligë, por ja pse futbolli është i mrekullueshëm e i paparashikueshëm. Jemi afër të shkruajmë historinë. Nuk kam se si të mos emocionohem. Kam përjetuar shumëçka këtë sezon, jemi afër të përjetojmë të gjithë gjënë më të madhe”, shtoi Ranieri.

https://www.youtube.com/watch?v=DTk8CbuAcI0

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img