03,07,2025

Ramush Haradinaj edhe një herë për taksën: Ja si do ta pezulloja

Must Read
Haradinaj thotë se taksën do ta pezullonte vetëm me një marrëveshje me Serbinë që nuk përfshin tema si ndryshimi i kufijve.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përmbledhur përgjigjet e tij dhënë medieve gjatë konferencës së sotme.

Shefi i ekzekutivit, i pyetur për qëndrimet kundër taksës të partnerëve të tij qeveritarë, ka thënë se taksën po e mban në emër të të gjithëve, pasi vendimin  e kanë marrë të gjithë bashkë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në konferencën e sotme për media pas përfundimit të Mbledhjes së 92-të të Qeverisë, u përgjigja në shumë pyetje dhe tema që u parashtruan nga gazetarët.

Ndër tjerash, fola për çështjen e tarifës ndaj Serbisë duke thënë se pikërisht për këtë situatë jo uniteti në mes të faktorit politik në tema të interesit nacional i bën dëm vendit. Dallimet në mes nesh krijojnë paqartësi që edhe aleatët tanë të marrin një qëndrim të favorshëm për ne.

Unifikimi institucional për Ushtrinë dhe Trepçën është dëshmia më e mirë se së bashku mund të arrihen objektivat shtetërore.

Por, e ritheksova se nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia për taksën ndaj Serbisë dhe pajtohem me deklarimet e përfaqësuesve të tjerë institucionalë kur thonë se asnjë Qeveri nuk e rrezikon marrëdhënien me Amerikën. Këtë e rrezikojnë që të gjithë ose e ndreqin që të gjithë, por arsyeja pse e mbajmë një kurs të tillë është serioze dhe jo e rastësishme.

Theksova po ashtu se duke qenë një vendim që e kemi marrë të gjithë së bashku, unë e mbroj atë në emër të të gjithëve. Qëndroj fuqishëm në atë se duhet ta ruajmë një të drejtë tonën që është sovrane.

Sa i përket dialogut me Serbinë, jemi të vetëdijshëm se është vërtetë i nevojshëm, por vetëm me një kontratë që nuk përmban elemente të kontaminuara, si rasti i territoreve, kufijve. Vetëm kështu mund të ekzistojë mundësia e pezullimit të taksës.

Vonesat në dialog dhe kushtet që ka nxjerrë Serbia për Kosovën nuk janë në frymën e anëtarëve që aspirojnë drejt anëtarësimit në BE.

Dhe e kam thënë shumë qartë se njohja e Serbisë ndaj Kosovës do të vijë në kufijtë ekzistues, në Kosovën e 17 shkurtit. Ky është interes i të gjithë neve, i gjithë qytetarëve të Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img