22,01,2026

Ramosaj: Thaçi lider i pakontestueshëm, Mustafa jo

Must Read

“Liderët që duan të bëjnë lidership iu hynë edhe ideve me shkallë të lartë të riskut, sepse ka mundësi të madhe edhe për përfitime”, ka thënë Ramosaj.

Ish-kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen të FSK-së, Ramosaj, ka thënë se asnjëherë s’e ka menduar se nga koha kur kam qenë ai kryetar Kosova do të mbetej me FSK-në.

Ramosaj ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është një lider i pakontestueshëm, çka nuk e ka thënë edhe për kryeministrin Mustafa.

“Thaçi po mundohen ta tregojë lidershipin me ide interesante”.

“Thaçi është lider i pakontestueshëm, nuk kam miqësi me të, por e them në aspektin konceptual”, ka thënë Ramosaj në “Ora e Fundit”.

“Ky po mundohet në vazhdimësi të ndërtojë lidership, qoftë me këshillin për pajtim”.

“Njerëzit që kanë përgjegjësi, e kanë edhe shkallën e riskut. Në Kosovë nuk shoh ide interesante, kreative”.

“Kryeministri i Kosovës nuk bën lidership. Pozitën e ka të madhe, por nëse shikojmë në aspektin funksional, pozita e kryeministrit është me fuqishme se e presidentit ose kryetarit të kuvendit”, ka shtuar ai më tej.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img