18,11,2024

Ramazani: Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr?

Must Read

Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme të mëdha gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë.

Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 18 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe oligo-elemente. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma.

Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës dhe tajitet nëpërmjet lëkurës. Në artikuj ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë, veç tjerash, bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi… Artikujt që treten lehtë, janë ato të cilat përmbajnë sheqer dhe miell të bardhë.

Pejëzat të cilat në të shumtën e ushqejnë organizmin gjatë ditës janë ato nga pemët me lëvore, pastaj pemët e thara, ndër të cilat janë kajsia, fiku apo kumbullat.
Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

Duke theksuar se si pacientët në të shumtën e rasteve për shkak të vështirësive të ndryshme edhe gjatë muajit të agjërimit paraqiten në Mjekësinë e urgjencës, më së shpeshti fjala është për teprim në ngrënie.

Të ruheni nga shtypja e lartë e gjakut
Vështirësitë kryesisht janë të karakterit gastrologjik dhe shfaqen një ose dy orë pas iftarit, për shkak të ngrënies së tepruar dhe konsumimit të sasisë së madhe të ushqimit. Këto janë dhembjet në stomak, vjellja.
Pacientit të cilët kanë shtypje të lartë të gjakut, ndërkaq nuk i pinë rregullisht barnat, mund të përballën me shtypjen e lartë të gjakut.
Agjëruesit të cilët çdo ditë marrin terapi të rregullt të barnave gjithashtu mund të harmonizojnë marrjen e aparateve mjekësore me agjërim të tërëditshëm.
Marrja e terapisë së rregullit e barnave dhe agjërimi është i mundshëm ashtu që barnat t’i merrni në syfyr dhe në iftar. Nëse pacienti patjetër duhet të marrë barna, atëherë nuk i rekomandohet agjërimi.
Duke pasur parasysh arritjen e ditëve të nxehta, personave të moshuar u rekomandohet që të mos dalin nga shtëpia dhe obligimet e veta t’i kryejnë në mëngjes deri në orën 10:00. Nëse patjetër duhet të dalin, duhet të kenë të veshur rroba të lehta dhe të mbulojnë kokën”, rekomandojnë mjekë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img