16,10,2024

Rama:Nuk kam paguar para për foton me Obamën

Must Read
Obama e Rama

“Sepse ligjit amerikan ndalon përfshirjen e çfarëdolloji të shtetasve të huaj në fushatë në Shtetet e Bashkuara. Bilal Shehu që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë është pjesetar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar me delegacionin tonë në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama’’ thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit Rama.

Kryeiministri Rama duket se ka vendosur të shesë Bilal Shehun, i cili ka pranuar pas hetimit se nuk kishte të ardhura për të paguar dy ftesat 80 mijë dollaë, ftesa të përdorura nga ai dhe shoqëruesi Edi Rama. Rojter njoftonte dje se Obama ka refuzuar ti ketë në darkë Bilal Shehun me shoqëruesen (Edi Rama), por ka pranuar të bëjë një foto me këtë të fundit në fund të darkës.

Gjithashtu mediat amerikane dje njoftonin se Bilal Shehu ka pranuar që pagesa është bërë nga shoqëruesja (Edi Rama), dhe avokati i zotit Shehu thotë se klienti i tij është penduar shumë për donacionin antiligjor. Po kryeministri Edi Rama a ësht penduar dhe pse po e ‘shet’ ‘Zotërinë e tij’ në takimin e shumë përfolur Bilal Shehu? Kush po gënjën, Bilali apo Rama?

The post Rama:Nuk kam paguar para për foton me Obamën appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img