17,12,2025

Ramajli: Kemi kryer obligim që kishim para nesh

Must Read

Kryetari i Kuvendit në vitin 1990, kur edhe ka ndodhur shpallja e deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut, Iljaz Ramajli tha se shpallja e Deklaratës Kushtetuese ka qenë vullnet i mirë i të gjithë shqiptarëve.

Ai ka thënë se në atë kohë ata kanë kryer obligimin, që ka qenë para tyre për të nxjerrë deklaratën kushtetuese, transmeton Koha.net.

“Ne si individ të cilët na u ka dhënë rasti dhe privilegji që me 2 Korrik në 1990 të jemi delegat të Kuvendit të Kosovës, atëherë dhe na është dhënë mundësia që të shpallim deklaratën kushtetuese e cila ka qenë e vullnetit absolut i gjithë shqiptarëve të Kosovës për të përcaktuar pozitën kushtetuese, juridike të Republikës së Kosovës si Republikë të Kosovës në rrjedhën e ngjarjeve që kanë ardhur më vonë. Ne atëherë e kemi kryer obligimin i cili ka qenë para nesh për ta nxjerr deklaratën kushtetuese, por unë konsideroj që ju edhe delegat deputet e Republikës së Kosovës sot, gjithashtu keni përgjegjësi të jashtëzakonshme që një shtet të ri siç është republika e Kosovës, një shtet që ka probleme ekonomike sociale ta qoni përpara dhe qytetarëve të Kosovës të iu siguroni një jetë më të mirë”, tha Ramajli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img