15,10,2024

Ramadani: Sulmi në Kuvend i papranueshëm, pasiguria dëmton shtetin

Must Read

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës është i papranueshëm.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, pyet se kujt po i duhen këto shenja destabilizimi?

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Siguria dhe angazhimi për siguri duhet ta na bashkojë secilin. Pasiguria dëmton shtetin, demokracinë dhe secilin qytetar.

Momente të këtilla, si ky sonte, janë momente që duhet të na bashkojnë si shoqëri kundër të keqes.

Në çdo rast, pyetja kërkimore është:

Kush përfiton nga kjo?

Pra, kujt i duhet një sulm i tillë mbi shtetin? Kujt i duhen shenja të tilla destabilizimi?

Sulmi i sotshëm jo vetëm që është i papranueshëm, por edhe thirrës në ndërgjegjen e secilit qytetar për përgjegjësinë që kemi për vendin tonë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img