Ramadani ka thënë se marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Serbisë mund të lehtësojnë përmirësimin historik të raporteve në Ballkan. Sipas tij, kjo normalisht se ndihmon ballafaqimin me të kaluarën, gjë që është një domosdoshmëri politike dhe shoqërore në Serbi.
“Shqipëria nuk vendos në emër të Kosovës, por ajo mund të ndihmojë Kosovën, sikurse e ka bërë deri më tash”, thekson Ramadani. “Po kuptohet, në bazë të ‘fuqisë së zgjuar’, që në marrëdhëniet ndërkombëtare është koncepti që kombinon “të fortën” dhe “të butën” në sjellen e shteteve individuale në raport me të tjerët.”
Ai shprehet se shteti i Kosovës i ka institucionet e veta, përfaqësimin e vet politik dhe rendin e vet kushtetues, porse një përmirësim i raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të bënte dëm.
“Përkundrazi, mund të ndikojë të çlirojë gradualisht një pjesë të mentalitetit politik e shoqëror në Serbi për politikat hegjemoniste ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe politikat territorialiste ndaj Kosovës në tërësi.” /lajmi.net
.