30,11,2024

Rama: Strategjia e tmerrit kurrë nuk do ta mund lirinë

Must Read
Edi Rama

nga viktimat e sulmit të mbrëmshëm në Nice nuk është shtetas shqiptar apo kosovar.

Sipas mediave shqiptare, një vajzë nga Vlora, Nerajda Rama ka qenë dëshmitare e momentit të parë kur kamioni ka hyrë në turmën e njerëzve. Ajo ka postuar një video në Facebook, ku thotë se agresorët donin t’i vrisnin të gjithë.

Një tjetër dëshmitare ishte dhe Liljana Berberi, e cila tregoi në një lidhje telefonike për Top Channel orët e makthit që përjetoi gjatë mbrëmjen e djeshme.

“Situata është shumë e keqe. Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim. Njerëzit vraponin nga të gjitha anët. Kamioni i mori të gjithë, ishte nga ata 18 tonësh”.

Pas aktit terrorist ka reaguar lidershipi në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se strategjia e tmerrit kurr nuk mund ta mund lirinë. “Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lire! Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do triumfojnë”, ka shkruar kryeministri  shqiptar në rrjetin e tij social Facebook.

Reagime ka pasur edhe nga krerët e shtetit të Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësues edhe të opozitës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img