27,07,2025

Rama: Reforma do nxjerrë tymin e zi të drejtësisë, pa ndërkombëtarët s’do kishte votim konsensual

Must Read

Bashkë me falënderimet, shefi i mazhorancës ndau edhe një ndjesë për ndërkombëtarët, për negociatat e gjata dhe ngërçin e zgjatur në kohë mes mazhorancës dhe opozitës. Rama përmendi me emra liderët botërorë që kanë mbështetur këtë proces reformues në Shqipëri, duke nisur nga presidenti Obama e deri tek ndihmës sekretarja amerikane e shteti Victoria Nuland.

“Nëse do të vendosja një ditë të shkruhej në libër dhe të rreshtoja ç’më kanë parë sytë e ç’më kanë dëgjuar veshët, jam i bindur se nuk do të gjendej një lexues i vetëm të besonte. Por nuk besoj se do ta shkruaj librin, se do sëkëlldiseshin disa përfaqësues të popullit, dhe do të tronditej e gjithë bashkësia e ndërkombëtarëve. Pa këta miq, kjo ditë e sotme votimi konsensual për reformën e vonuar 25 vjet nuk do kishte ardhur kurrë nga fara e një politike të mbrapshtë me 7 koka që jeton duke sharë e përçare. Ndaj ishte e vështirë e për shumëkënd aq e pamundur për një reformë që do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë. Një falënderim dhe një ndjesë për çdo mik ndërkombëtar të Shqipërisë, që nga ambasadorët në sallë, posaçërisht ambasadori i SHBA dhe ajo e BE. Të cilët e meritojnë një duartrokitje jo vetëm falënderimi por edhe ndjese. E më pas deri tek presidenti Obama, kancelarja Merkele, presidenti Hollande, kryeministri Renzzi, sekretari i shtetit John Kerry, Mogherini, komisionerin Hahn, dhe në fund miken e shtrenjtë Victoria Nuland. Këta miq i dhanë shprehje një angazhimi të jashtëzakonshëm si kurrë ndonjëherë në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve për t’i çelur shqiptarëve rrugën e drejtësisë. Ne do t’i mbajmë mend me figurë dhe emër miqtë e shtrenjtë që përmenda”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se reforma nuk do të ketë fryte nëse nuk miratohet me konsnesu të plotë dhe vullnet për ta zbatuar atë në përpikëri me kushtetutën e re.

“Në këtë konsensus të pamendueshëm, jemi një pjesë nga malli e një pjesë nga halli kjo nesër nuk do ketë jetë. Vota e sotme do hapë një revolucion në drejtësi. Aleatët strategjik do të jenë tashmë me një rol kushtetues pjesë e procesit në çdo hap. Ky proces nuk do ketë asnjë hap më të lehtë sesa ky që hodhi sot”, tha Rama.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img