Rama ‘provokon’ presidentin maqedonas (Foto)

Must Read
Edi Rama

Përmes një postimi në Facebook, Rama vlerëson bandën muzikore të shqiptarëve të Shkupit.

Rama shkruan se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnik është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor.

Postimi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:

AMARCORD

Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin.

Megjithëse në distancë të barabartë mes Perëndimit dhe Lindjes, kjo është një nga vetitë që na bën parësisht europianë, të besës, paqedashës, shtetformues dhe universalistë kudo ku jemi autoktonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img