Reagimi i tij vjen pas një fushate të madhe “kundër modelit shqiptar” që ka nisur në Britani, nga mbështetësit pro qëndrimit në unionin evropian të Britanisë.
Kreu i qeverisë shqiptare ka përcjellë një mesazh për të gjithë britanikët, të cilët mendojnë se me hyrjen e Shqipërisë në BE, do të ketë mijëra shqiptarë që do të shkojnë atje për një jetë më të mirë.
“Të gjithë shtetet e rajonit të Ballkanit kanë një marrëveshje për të lëvizur të lirë në BE dhe nuk janë parë gjëra të tilla. As ju nuk do të shikoni miliona shqiptarë në Britani, sikurse edhe serbë apo të çfarëdo kombësie tjetër”, theksoi Rama.
“Kur e dëgjova në fillim propozimin për largim të Britanisë nga BE-ja mendova se ishte një shaka, por kur u vërtetua ishte një surprizë për mua. Shqipëria nuk do që të ketë për model atë të MSA-së me BE-në, por të bëhet pjesë e saj. Ndaj dhe nuk më duket gjë e duhur për t’u ndjekur nga Britania. Fakti që ishulli po diskuton mbi referendumin për të dalë apo qëndruar në BE është diçka që projekti madhor i BE-së ka gjëra që ndoshta nuk funksionojnë dhe që duhen përmirësuar, por jo deri në atë pikë sa për t’u larguar prej saj”, tha Rama.
Kur iu vunë në dukje problemet e Greqisë, kryeministri Rama u përgjigj: “Greqia pësoi një goditje financiare sepse reformat nuk u kompletuan siç duheshin, jo sepse kishte probleme Bashkimi Evropian”.
The post Rama: Nuk do të shikoni miliona shqiptarë në Britani appeared first on Lajminet.