25,10,2025

Rama nderon heronjtë amerikanë

Must Read
Edi Rama

Rama është pritur nga Gjeneral Bradley A. Becker, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane së Distriktit Ushtarak të Uashingtonit.

“Jam thellësisht i prekur nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i një ceremonie të tillë. Sigurisht jam krenar që si kryeministër i Shqipërisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Uashington të dëshmojmë respektin më të thellë për heronjtë e këtij vendi të madh dhe njëkohësisht, përmes kësaj dëshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmërinë tonë për të qenë në krah të SHBA-ve në çdo sfidë të përbashkët, si anëtarë të NATO-s dhe si partnerë strategjikë”, ka thënë Rama pas homazheve, në një prononcim për mediat.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.​​

ceremonie nderi në Arlington 2ceremonie nderi në Arlington 3

The post Rama nderon heronjtë amerikanë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img