22,12,2024

Rama ironizon Bashën me futbollistin Francesco Totti

Must Read
Edi Rama

“Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!… Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.

Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit.

Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter! Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img