26,11,2024

Rama i përgjigjet Sekretarit britanik Michael Gove

Must Read
Edi Rama

“Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria e vogël është bërë qendër e debatit të Britanisë për Evropën. Por kur pashë artikullin e Michael Gove që sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE­-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo evropian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme? Absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im, jo model që ta ndjekë Britania”, shprehet Rama në një reagim për gazetën britanike “The Times“.

Një deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE. Por një deklaratë e tillë ka sjellë reagime tallëse duke e cilësuar si të pakuptimtë një qëndrim të tillë.

Ndërkohë vetë kryeministri i Britanisë, David Kamerun e ka kundërshtuar komentin e Dove sa i takon vendosjes së vetos për anëtarësimet e reja në BE. Zëdhënësi i Dawning Street është shprehur se një vendim i tillë është “vite larg” duke shtuar se po negociohet që anëtarësimet e reja në BE të jenë me një kohë tranzicioni.

The post Rama i përgjigjet Sekretarit britanik Michael Gove appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img