14,03,2025

Rama i lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe Erdoganin

Must Read
Rama-Erdogan/Akriva

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dihet i lumtur që populli vëlla truk dhe miku Erdogan kanë kaluar me sukses një natë të vështirë.

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë. Kështu ka shkruar në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama referuar tentativës për grusht shteti në Turqi.

Ndërkohë, reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike.

Në një deklaratë të shpërndarë me email, PD shkruan se ajo mbështet institucionet e zgjedhura demokratike.

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike janë në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj”, thuhet në deklaratën e PD.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img