18,05,2024

Rama fton Bashën: Hajdemi flasim sërish si dy shqiptarë

Must Read

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, prej nga i bëri sërish një ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të takohen për të diskutuar gjetjen e një kompromisi për reformën në drejtësi.

Rama tha se Basha po tallet me ndërkombëtarët.

“Me keqardhje më duhet të them se nuk më vjen i papritur refuzimi që PD i bëri sot propozimit më të fundit për kompromis mbi draftin për reformën në drejtësi. Propozim që këtë radhë e bëri në emër të SHBA dhe BE, Ndihmës Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland. Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës sepse përgjatë 1 viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi, PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet që nuk e do reformën në drejtësi. E ka bojkotuar procesin fillimisht për një kohë të gjatë, ka hyrë dhe dalë në proces duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë si ka mundur dhe sa ka mundur, ku ka mundur. Ka abuzuar pa pushim me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht gjatë dimrit pas një paragrafi 55 dhe pastaj me pranverën pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së barit. Është tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke u thënë se ka vetëm një hall, si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se PD-ja tregoi me propozimin e ri se “nuk i do të huajt nëpër këmbë sepse i frikësohet profesionalizmit të tyre. Çfarë do të thonë tani? Se kanë frikë që Amerika dhe Europa do i kapë drejtësinë?”.

“T’i thuash ndërkombëtarëve mbani distancë, është e papranueshme”.

“Të gjitha kërkesat për hetime ndërkombëtare për skandale dhe korrupsion që ka bërë prej vitesh PD-ja, paskan qenë tallje”, tha Rama.

Në fund, Rama e ftoi sërish Bashën të ulen dhe të flasin “si dy shqiptarë”.

“E ftoj Lulzim Bashën të ulemi përsëri që t’i japim shqiptarëve një vend të integruar në Bashkimin Evropian”, deklaroi Rama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img